Çfarë është smira?

“Smirë, xhelozi”, do të thotë të duash të kesh çdo gjë që kanë të tjerët për t’i pasur vetëm për vete. Smira, xhelozia është një nga sëmundjet morale më vdekjeprurëse që nuk mund të shërohet. Personi me smirë e xhelozi mërzitet për mirësitë e të tjerëve, madje dëshiron që këto mirësi t’u ikin nga duart dhe iu rritet xhelozia e smira në rast se këto mirësi vazhdojnë të jenë në jetët e këtyre personave. Xhelozia e smira është një sëmundje e tillë, që asnjë mjek nuk mund t’i vijë në ndihmë, përveç Allahut.

Fudajl bin Ijadi ka thënë: “Mu’mini është admirues me zili të mirë, hipokriti është xheloz dhe ka smirë.”

Një person mund të dëshirojë të ketë të mirat materiale e shpirtërore që ka një person tjetër duke thënë: “Ah, sikur t’i kisha edhe unë të njëjtat gjëra!” Kjo nuk është xhelozi, por zili. Xhelozia nga ana tjetër, është të duash të kesh gjithçka që kanë të tjerët vetëm e vetëm për vete, pra dikush që ka smirë e xhelozi për fqinjin e tij të kamur, nuk dëshiron të jetë i pasur si ai, por dëshiron varfërinë e tij. Ky, është një mendim i ulët dhe vulgar që i përshtatet hipokritëve.

Sidoqoftë, kjo fjali nuk duhet keqinterpretuar, sepse nuk është e drejtë që të cilësojmë si hipokritë personat vetëm duke u nisur nga kjo cilësi, sepse përkufizimi i hipokritit është i qartë: hipokrit është një person që duket se beson edhe pse në të vërtetë nuk beson. Nuk është e mundur të quhet një besimtar i devotshëm hipokrit, vetëm prej kësaj cilësie. Në atë rast, këtë thënie duhet ta kuptojmë kështu: “Mos xhelozoni e mos kini smirë, sepse është një mbiemër i ulët që i përshtatet vetëm hipokritëve…!”

Nga ana tjetër xhelozia dhe smira është një mënyrë kundërshtie e kaderit. Në një ajet Kur’anor Allahu (xh.xh) thotë: “A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.” (Surja Nisa, 4/54)

Në ajetin, “…që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij” deklarohen shumë mirësi njëherësh. Mufessirët (komentuesit e Kur’anit) kanë dhënë një gjykim për pasurinë, mirësitë materiale të përftuara në rrugë jolegjitime duke thënë: “Të dëshirosh e të përpiqesh që një person zullumqar të mos e ketë atë pasuri të vënë në rrugë të palejuara nuk është xhelozi e smirë, por është drejtësi!”

Prandaj, nëse një person është pasuruar duke vjedhur, nuk është xhelozi e smirë të dëshirosh që të merren mallrat prej tij. Xhelozia e smira është  të dëshirosh pasurinë e ligjshme të fituar nga rrugë hallall, të dëshirosh poste të personave të ndershëm “…që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij”. Të dëshirosh që këto gjëra të merren nga një besimtar i devotshëm kalon në kuptimin e kritikës dhe kundërshtimit të kaderit dhe mëshirës së Allahut.

Imagjinoni një njeri i cili ka bërë çdo përpjekje për të arritur një bekim e mirësi të caktuar, ai ka punuar në rrugë të ligjshme dhe pasi të ketë bërë lutjen e tij ai ka filluar të presë mëshirën dhe mirësitë e Zotit të tij. Përballë mirësive e bekimeve hyjnore që i është bërë këtij personi, është detyra gjithsecilit të gëzohet sikur t’i ishte bërë atyre vetë ky bekim. Kjo është ajo që duhet bërë nga një person që ka besim në caktimin Hyjnor (kaderin), këtë e kërkon edhe vëllazërimi në Islam.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: