Çfarë është feja?

Feja është si një pemë. Çështjet përkatëse të besimit janë rrënjët e saj, veçoritë lidhur me besimin – degët dhe filizat, veprimet – lulet e saj, ndëshkimet – mbrotja, veçori të tjera si lutjet, namazi, etj, janë elementë që e ushqejnë këtë pemë nga poshtë e nga lart. Ja pra, feja që aspiron një tërësi dhe unitet të tillë, është vënë nga Allahu dhe është përcjellë e zbatuar nga Profeti Muhamed (a.s).

Allahu, robër të të cilit ne jemi, është i plotësuar me gjithçka. Ai nuk ka nevojë për fenë dhe punët tona fetare. Jemi ne, ata që kemi nevojë për të qenë robërit e Tij. Njerëzve që i bën mëkëmbësit e Tij mb tokë, u kërkon të jetojnë në përshtatje dhe drejtpeshim ndaj qenieve të tjera, e për këtë na urdhëron që të veprojmë sipas fjalës së Tij, Kuranit Famëlartë.

Vetëm në sajë të fesë, njeriu e mëson të drejtën dhe të vërtetën në besimin e tij, adhurimin dhe veprimtarinë e tij dhe përsëri në sajë të fesë, përsoset në një qenie që meriton parajsën.

Njeriu është krijuar me një natyrë plotësisht të dëlirë. Ai është bekuar me trup e mendje dhe me aftësi e burime, siç janë koha, shëndeti e pasuria materiale. Ai rritet dhe zhvillohet si krijesë më vete, me aftësi për të dhënë përgjigje, se si i përdor dhuntitë që i janë dhënë. Zoti thotë: “Kush ndjek udhëzimin Tim, as nuk do të devijojë dhe as nuk do të jetë i pafat.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: