Çfarë është adhurimi ndaj Zotit?

Ibadeti (adhurimi) për Allahun nuk është robërim, në kuptimin e rëndomtë të fjalës. Të robërohesh në kuptimin e zakonshëm, do të thotë që zotëruesi të marrë dhe të shfrytëzojë në dobi të vet të mirat e robit. Por ibadeti për Allahun ka domethënie dhe kuptim plotësisht të kundërt, sepse Allahu i ka dhënë njeriut, robit të Vet, begati të panumërta dhe shumë përsosmëri.

Kur Allahu thotë: “Xhindët dhe njerëzit nuk i kam krijuar për gjë tjetër, veçse për të më adhuruar Mua”, kjo në thelb do të thotë se i kam krijuar që t’ju jap dhe t’u dhuroj dashuri, mirësi, nder, fuqi, që t’ju jap respekt dhe udhëheqjen e Tokës.

Allahu nuk ka nevojë për ibadetin tonë. Jemi ne që kemi nevojë për Të, për këtë ibadet, sepse kemi nevojë ta falënderojmë për nderin, respektin dhe gjithë të mirat e pakufishme që na ka dhënë.

Allahu i Lartësuar na ka lejuar që të lidhemi dhe komunikojmë me Të në çdo kohë, pa u lajmëruar dhe t’i lutemi e t’i kërkojmë Atij çdo gjë që kemi nevojë. Momenti më i mirë kur mund të kërkojmë diçka prej Tij, është pikërisht ai i nënshtrimit të plotë, përulja në sexhde. Momenti kur robi është më pranë Zotit të tij është sexhdja. Prandaj sa herë të biem në sexhde ta ndiejmë madhështinë e Krijuesit dhe nderit të lartë që na ka dhënë, duke iu përulur vetëm Atij dhe askujt tjetër.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: