Çfarë duhet të dini për mbipeshën tek fëmijët?

Në kohët e sotme shumë prej fëmijëve rezultojnë mbipeshë. Ky problem po bëhet alarmues sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.  Të dhënat e fundit tregojnë për rreth 43 milion fëmijë nën moshën 5-vjeçare në të gjithë botën, që janë mbi peshë. Dhe rreth 35 milion e tyre, jetojnë në vende në zhivillim. Fëmijët mbipeshë, rrezikojnë ta zhivillojnë këtë probleme edhe gjatë rritjes.

Nga një studim i bërë në Itali, rezultoi se shpesh janë nënat ato që nënvlerësojnë këtë problem, ku 36 përqind e tyre nuk e mendojnë mbipeshën tek fëmijët tyre, si problematike.

Ja disa rregulla për një ruajur peshë e duhur tek fëmijët:

1. Edukoje fëmijën tënd të konsumojë 3 vakte kryesore: mëngjesin, drekën dhe darkën, duke shtuar dhe dy intervale, një mes mëngjesit dhe drekës dhe një pasdite, duke evituar që të konsumohen ushqime jashtë orareve.

2.Pakëso konsumimin e ushqimeve të gatshme, si biskota, fast food, akollore, pijë me gaz, apo dhe të lëngjeve të frutave. Të gjitha këto ushqime kanë shumë sheqer dhe shumë pak elementë ushqyes.

3.Alterno burimet e proteinave, domethënë të mishit, vezës, djathit dhe peshkut, duke mos i përdorur në të njëjtin vakt.

4.Mësojeni fëmijën tuaj që të marrë çdo ditë sasinë e duhur të perimeve të gatuara ose të gjalla.

5.Zgjidh ushqimet e përgatitura në shtëpi krahasuar me ato të paketuara, duke qenë se mund të kontrollohet më mirë cilësia e përbërësve dhe gatimi më i thjeshtë.

Disa sporte të mundshme

Kur fëmijët janë mbipeshë, aktiviteti fiziki i këshilluar nuk është ai aerobik, por një aktivitet me intensitet të moderuar dhe i përditshëm. Këshillohet noti, ose ecjet në terrene të ndyshme me ndalesa të shpeshta.

Gjithashtu një aktivitet shumë i mirë është dhe biçikleta.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: