Ç’është anemia?

Anemia nënkupton pakësimin e numrit të rruazave të kuqe të gjakut dhe pakësimin e oksigjenit në gjak dhe në inde, duke favorizuar kështu infeksione të ndryshme. Anemia mund të shkaktohet nga gjakderdhjet e menjëhershme ose të vogla por të vazhdueshme dhe nga mungesa e lëndëve ushqyese, sidomos e hekurit.

Simptomat: Të sëmurët me anemi janë të zbehtë, lodhen shpejt, kanë këputje, nuk kanë oreks, kanë rrahje të shpejta të zemrës, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke, marrje mendsh, etj. Tek fëmijët mund të jetë shkak për mos zhvillimin e duhur fizik dhe shëndetësor.

Këshilla: Të sëmurët duhet të jetojnë në kushte të mira, dhomë të pastër, të ajrosur dhe me diell. Rekomandohet të bëjnë shëtitje në vende malore dhe me gjelbërim. Ushqimet që konsumojnë duhet të jenë të pasura me vitamina dhe proteina; vezë, peshk, qumësht, gjalpë të freskët, lakra të freskëta, spinaq, karota, brokoli, mëlçi viçi dhe shumë fruta.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: