Çdo njeri ka erë të veçantë

Një prej karakteristikave të lëkurës është se çdo lloj gjallese lëshon një erë karakteristike të vetën, që e dallon nga të tjerat. Ajo te njeriu arrin të dallojë mes një brezi e një tjetri, një populli e një tjetri, madje edhe mes anëtarëve të një familjeje.

Brezat njerëzorë ndryshojnë nga aromat që çlirohen prej lëkurës së tyre. Ndërsa kjo erë është e fortë te zezakët dhe indianët aq sa ndihet larg, vjen duke u pakësuar te popujt e tjerë, aq sa nuk ndihet. Burimi i këtyre erërave te njeriu janë acidet organike që sekretohen nga gjëndrat yndyrore, të vendosura në lëkurë, të cilat avullojnë në ajër. Numri i këtyre gjëndrave dhe aroma ndryshojnë nga një lëkurë tek tjetra.

Kështu, Jakubi (a.s) ndjeu erën e birit të tij, Jusufit (a.s), në këmishën që ia kishin dërguar. Shkenca tashmë ka vërtetuar se aroma e njeriut ndryshon edhe sipas moshës.

”Ju shkoni me këtë këmishën time dhe hidhjani babait tim në fytyrën e tij do t’i kthehet shikimi, pastaj ejani tek unë me tërë familjen time.” (Jusuf: 93).

“E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrë të tij, atij iu kthye shikimi dhe tha: “A nuk ju thashë se unë di nga Allahu atë që ju nuk e dini?” (Jusuf: 96).

Postime të ngashme

%d bloggers like this: