Buzëqeshja

Ai që buzëqesh i ngjan lules së çelur, yllit që ndriçon, parkut të gjelbër dhe plot lule. Sakaq, i zymti i ngjan natës së gjatë dhe të errët, ai është si shkretëtira e thatë dhe përvëluese, mbi të cilën nuk mbin fije bari. Një njeri i ngrysur, zemërak, plot ankesa dhe pakënaqësi, fillon e mbjell dyshime te të tjerët, aq sa mendojnë se çfarë ndodhi, mos bëra ndonjë gabim?

Prandaj, mos e nisni ditën me fytyra të zymta dhe vetulla të ngrysura. Kjo do t’ju privojë që të shijoni të bukurën në jetë dhe në shpirt.

A mos ndoshta do ta ndryshojmë realitetin duke u mërzitur dhe duke u ngrysur?! Optimistët dhe të buzëqeshurit kanë më shumë fat në jetë sesa pesimistët dhe qaramanët. Kjo sepse ata i kanë shpëtuar urrejtjes, komplekseve të ndryshme, stresit rrënues, etj. Ata janë zemra të bardha e të dëlira që e mbushin jetën me buzëqeshje, shpresë dhe optimizëm.

Zoti është i bukur dhe e do të bukurën, prandaj dhe e ka zbukuruar universin në atë mënyrë që të lë pa fjalë. Te çdo krijesë, sado e madhe apo e vogël qoftë, përballesh me madhështinë e krijimit dhe hijeshinë e tij. Prandaj, bëhu dhe ti pjesë e kësaj stolie universale me një buzëqeshje të çiltër, me zemërgjerësi dhe optimizëm. Ashtu siç e ke shpirtin, do ta kesh edhe riskun nga Zoti.

I Gjithëmëshirshmi na premton furnizim të shumtë, sukses të përhershëm dhe mirëqenie, ndërkohë që shejtani na premton fukarallëk, disfata dhe jetë të mjeruar.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: