Buzëqeshja është sadaka

Profeti Muhamed (a.s) ka qenë shumë i dashur me njerëzit. Ai ishte shumë i pashëm dhe buzëqeshja nuk mungonte asnjëherë në fytyrën e tij. Një nga shokët e tij ka thënë: “Nuk kam parë askënd, që t’u buzëqeshte njerëzve aq shumë, sa i i Dërguari i Allahut”, ndërsa një tjetër “Nuk pa ndonjëherë, pa më buzëqeshur”.

Ai u thoshte shokëve të tij: “Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është sadaka për ty.”

Të gjithë njerëzit kanë nevojë për këtë dhuratë të rrallë. Ata gjatë ditës punojnë, lodhen fizikisht e shpirtërisht dhe përballen me vështirësi të ndryshme. Prandaj ndiejnë nevojën për gëzimin e buzëqeshjen që u vjen nga tjetri, ashtu si i varfëri që pret ndihmën.

Po nëse nuk ke dëshirë të buzëqeshësh, çfarë të bësh? Detyroje veten ta bësh këtë. Tregoje veten sikur je i gëzuar, sepse edhe ti vetë, pas pak do të ndihesh i kënaqur me të vërtetë!

“Buzëqeshja nuk kushton gjë, por rezultati i saj është i shkëlqyer.”

“Buzëqeshja i pasuron ata që e marrin dhe nuk i varfëron ata që e japin.”

“Buzëqeshja i ngjan një ylberi, që lind në një qiell me furtunë.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: