Ata që falënderojnë Allahun (xh.sh)

Rasti i prindërve falënderues, kur Zoti i sprovon me më të dashurin e tyre, është mishërimi më i bukur i falënderimit ndaj Zotit, që flet për një lidhje të fortë dhe të vërtetë mes robit dhe Krijuesit.

Durimi, falënderimi dhe thënia “Inne lil-lahi ue inne ilejhi rraxhiun” gjatë vdekjes së fëmijës: “Kur vdes fëmija e dikujt, Allahu i thotë engjëjve: “A e morët fëmijën e robit Tim? Ata thonë: Po, i pyet: “A e morët frytin e zemrës së tij? Ata thonë po. Ai përsëri i pyet: “Çfarë tha robi Im? Ata përgjigjen: Të falënderoi Ty o Zot. Atëherë ndërtoni për robin Tim një shtëpi në Xhenet dhe quajeni atë shtëpia e falënderimit.”

Nuk kemi të bëjmë me lidhje të fortë, kur e falënderon Allahun vetëm kur je mirë, ndërsa më pas bie në ato nivele, siç përshkruhen nga Allahu (xh.sh) në Kuran:

“E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: `Zoti im më ka nderuar’! Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: `Zoti im më ka nënçmuar’!” (Fexhr: 15-16)

Njeriu e ka për obligim ta adhurojë Zotin me zemër, me gjuhë dhe me vepra, madje edhe kjo është e paplotë para madhështisë së Allahut, ashtu siç thoshte edhe Profeti Davud (a.s): “O Zot, edhe për fjalën `Elhamdulilah’ duhet të them Elhamdulilah.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: