Arsyeja

الَّذِينَ يَذْكُرُونَ اللَّهَ قِيَامًا وَقُعُودًا وَعَلَىٰ جُنُوبِهِمْ وَيَتَفَكَّرُونَ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ رَبَّنَا مَا خَلَقْتَ هَٰذَا بَاطِلًا سُبْحَانَكَ فَقِنَا عَذَابَ النَّارِ – 3:191
“për ata që e përmendin Perëndinë duke qëndruar në këmbë, dhe ndenjur, shtrirë; dhe që mendojnë në krijimin e qiejve dhe të Tokës. (Dhe thonë): “O Zoti ynë! Nuk i ke krijuar kot këto”, – falenderojmë Ty – dhe ruana nga ndëshkimi i zjarrit.”
Taberaniu transmeton nga Ebu Umame dhe Ebu Hurajra (r.anhuma) se Profeti (s.a.s) ka thënë:
لمّا خلق الله العقل قال له : أقْبِل فأقْبَلَ ، ثمّ قال له : أدْبِر فَأَدْبَرَ ، قال: وعِزَّتي وجلالي ما خلقْتُ خلْقًا أحبَّ إليّ منك ، بك أُعطي ، وبك آخُذ
Kur Allahu Teala krijoi arsyen i tha: “Largohu!” dhe u largua. I tha “Kthehu!” dhe u kthye. Më pas tha: “Betohem në lartësinë dhe madhërinë time se nuk kam krijuar asgjë më të dashur sesa ti. Me ty jap dhe me ty marr”.
من لا عقل له لا دين له ، ومن لا دين له لا عقل له
Në bazë të këtij hadithi kush përdor arsyen në çdo punë të tijën, do të meritojë dhuntitë e Allahut. Dhe kush nuk e përdor arsyen i bën dëm vetes së vetë. Prandaj Profeti (s.a.s) ka thënë kështu:“Kush nuk ka mendje nuk ka as fe. Kush nuk ka fe nuk ka as mendje.” (Xhamiu’s-Saiir, 4: 528 (N.h.:6159)
Me pak reflektim dhe arsyetim njeriu kupton që lumturia është tek afrimiteti me Allahun dhe se humbja është tek largësia prej Tij.
Edhe udhëzimi i njeriut është lidhur ngushtë me arsyen e tij. Në shumë ajete Allahu i Madhëruar e thekson këtë:
وَمِنْ آيَاتِهِ خَلْقُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاخْتِلَافُ أَلْسِنَتِكُمْ وَأَلْوَانِكُمْ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِّلْعَالِمِينَ – 30:22
dhe njëri prej argumenteve të Tij, është krijimi i qiejve dhe i Tokës, dhe llojllojshmëria e gjuhëve tuaja dhe ngjyrave tuaja (racave). Me të vërtetë, në këtë, ka argumente për të diturit;
وَمِنْ آيَاتِهِ مَنَامُكُم بِاللَّيْلِ وَالنَّهَارِ وَابْتِغَاؤُكُم مِّن فَضْلِهِ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَسْمَعُونَ – 30:23
dhe njëri prej argumenteve të Tij, është gjumi juaj – natën dhe ditën, dhe kërkesa e juaj nga dhuntitë e Tij. Me të vërtetë, në këtë ka argumente për njerëzit që dëgjojnë;
وَمِنْ آيَاتِهِ يُرِيكُمُ الْبَرْقَ خَوْفًا وَطَمَعًا وَيُنَزِّلُ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَيُحْيِي بِهِ الْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَعْقِلُونَ – 30:24
dhe njëri prej argumenteve të Tij, është paraqitja e vetëtimës – frikë dhe shpresë, e që ua dërgon shiun prej qiellit, që me te, të gjallërohet toka pas shkretërimit të saj. Me të vërtetë, në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.
Kur’ani na shpalos këtë pamje nga Dita e Kiametit:
(…) كُلَّمَا أُلْقِيَ فِيهَا فَوْجٌ سَأَلَهُمْ خَزَنَتُهَا أَلَمْ يَأْتِكُمْ نَذِيرٌ – 67:8 قَالُوا بَلَىٰ قَدْ جَاءَنَا نَذِيرٌ فَكَذَّبْنَا وَقُلْنَا مَا نَزَّلَ اللَّهُ مِن شَيْءٍ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا فِي ضَلَالٍ كَبِيرٍ – 67:9 وَقَالُوا لَوْ كُنَّا نَسْمَعُ أَوْ نَعْقِلُ مَا كُنَّا فِي أَصْحَابِ السَّعِيرِ – 67:10 فَاعْتَرَفُوا بِذَنبِهِمْ فَسُحْقًا لِّأَصْحَابِ السَّعِيرِ – 67:11
“Kurdo që të hedhet në të ndonjë grup (jobesimtarësh), – rojtarët e skëterrës i pyesin ata: “A nuk u erdhi askush t’ua tërheq vërejtjen juve?” “Po”, përgjigjen ata, gjithsesi na ka ardhur neve përkujtuesi, por ne i kemi mohuar ata dhe kemi thënë: “Perëndia nuk ka shpallur asgjë, ju jeni në humbje të madhe!” Ata (jobesimtarët), thonë: “Sikur të kishim dëgjuar ose menduar, nuk do të gjendeshim midis banorëve të skëterrës! Dhe, ata e pranuan mëkatin e tyre. Larg qofshin prej mëshirës së Zotit banorët e skëterrës!” (Mulk, 67:10-11)
Imam Gazaliu në veprën e tij Ihja ulum ed-din ka përfshirë këtë hadith:
Nëna e besimtarëve Aishja (r.anha) pyeti Profetin (a.s):
– Me çfarë dallohen njerëzit nga njëri-tjetri në dynja?
– Me mendjen/arsyen e tyre, – i përgjigjet Profeti (a.s).
– A nuk matet me veprat e tyre vlera e njeriut me veprat e tij?, – pyet ajo përsëri. Profeti (a.s) përgjigjet kështu:
– O Aishe! A mund të veprojë njeriu më tepër se ç’i thotë mendja? Edhe adhurimi i tyre është sipas nivelit të intelektit/arsyetimit/reflektimit të tyre. Dhe më pas shpërblehen sipas veprave të tyre. (Ihja, 1/213)
Atëhetë, ko më kot shumë ajete përfundojnë me frazat أفلا يعقلون؟ أفلا ينظرون؟ أفلا يتفكّرون؟ أفلا يسمعون؟ أفلا يبصرون؟ “A nuk mendojnë?”, “A nuk shikojnë/dallojnë?”, “A nuk meditojnë?”, “A nuk dëgjojnë?”, “A nuk reflektojnë?”.
Aliu (r.a) thotë: “Tri gjëra i japin vlerë njeriut: Arsyeja, feja dhe dituria”. (Shih: Mauerdi, Edebu’d-Din ve’d-Dunja, f. 4, 11)
Sipas Imam Gazaliut arsyeja është një organ i ngjashëm me syrin. Që arsyeja të shohë qartë duhet të gjallërohet me mbështetjen hyjnore dhe t’i ndriçohet udha me shpalljen hyjnore. Nëse këta dy elementë mungojnë atëherë arsyeja e njeriut do të mbetet e mangët.

nga Elton Karaj

URTËSI.AL

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: