Arka e gurëve të çmuar

Zemra është depozituesja e gurëve të çmuar shpirtërorë, ku më i rëndësishmi prej tyre është njohja e Allahut, që është mjet për korrjen e suksesit dhe përparimit në të dy botët. Zemra është ajo gjë përmes së cilës njeriu i garanton vetes një vend nderi te Zoti. Një tjetër dhunti fisnike që ka lidhje me zemrën është edhe pastërtia e nijetit (qëllimit) në adhurim dhe devotshmëri. Nga sinqeriteti i qëllimit varet dhënie e shpërblimit apo dënimit.

Gurët e tjerë të çmuar që kanë lidhje me zemrën janë dija dhe urtësia, që janë shenja të dinjiteti dhe përsosmërisë njerëzore, sjelljes së mirë dhe karakterit të lartë. Sjelljet e hijshme e pajisin njeriu me madhështi dhe epërsi. Unë kam folur në lidhje me këto tema në librin tim “Urtësitë e çështjeve fetare”. Meqenëse zemra është depozita e kaq shumë gurëve të çmuar, atëherë ajo duhet ruajtur nga të gjitha vuajtjet dhe shkatërrimet, në mënyrë që të mbetet e shpëtuar dhe e shëndoshë nga të gjitha dëmet dhe sulmet e liga.

Ebu Hamid Gazali (r.a)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: