Ajetet më shpresëdhenëse në Kuran!

يقول ابو بكر الصديق رضى الله عنه قرأت القرأن كله فلم أجد ارجى من قوله تعالى ” قُلْ كُلٌّ يَعْمَلُ عَلَى شَاكِلَتِهِ ” , شاكله العبد المعصية وشاكله الرب المغفرة والرحمة

Ka thënë Hz. Ebu Bekri (r.a): E kam lexuar Kuranin të gjithin dhe nuk kam parë ajet më shpresdhënës sesa: ” Thuaj: “Çdokush punon në mënyrë të vet, por Zoti juaj di më së miri kush është në rrugën më të drejtë.” sepse gjëja që i shkon për shtat natyrës së robit është bërja e gjynaheve dhe ajo që i shkon për shtat madhështisë së Zotit është falja dhe mëshira.”

وقال عمر بن الخطاب رضى الله عنه قرأت القرأن كله فلم أجد ارجى من قوله تعالى ” غَافِرِ الذَّنْبِ وَقَابِلِ التَّوْبِ ”

Ka thënë Hz. Omer b. Hatabi (r.a): E kam lexuar Kuranin të gjithin dhe nuk kam parë ajet më shpresdhënës sesa: “Falësi i mëkateve dhe Pranuesi i pendimeve ”

وقال عثمان بن عفان رضى الله عنه قرأت القرأن كله فلم أجد ارجى من قوله تعالى ” نَبِّئْ عِبَادِي أَنِّي أَنَا الْغَفُورُ الرَّحِيمُ

Ka thënë Hz. Osman b. Afan (r.a): E kam lexuar Kuranin të gjithin dhe nuk kam parë ajet më shpresdhënës sesa: “Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh.”

وقال على رضى الله عنه وأنا قرأت القرأن كله فلم أجد ارجى من قوله تعالى ” قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِن رَّحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا.

Ka thënë Hz. Ali (r.a): E kam lexuar Kuranin të gjithin dhe nuk kam parë ajet më shpresdhënës sesa: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuajme shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!””

Përgatiti: Marius Tafani

URTESI.AL

Postime të ngashme

%d bloggers like this: