Ai ishte mëshirë e dhuruar për mbarë krijimin

Allahu thotë në Kuran: “E Ne të dërguam ty Muhamed vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.” (Enbija, 107)

Allahu i Madhëruar i dhuroi mëshirë gjinisë njerëzore në dërgimin e lajmëtarëve të fesë, Ademin, Ibrahimin, Musain, Isain, e shumë të tjerë dhe më në fund vulën e profetëve Muhamedin (a.s).

Në betejën e Bedrit u zunë robër shumë politeistë. Muhamedi a.s urdhëroi që me ta të sillen në mënyrën më të mirë njerëzore. U shpërndanë në familjet myslimane të Medinës, duke ngrënë të njëjtin ushqim me myslimanët. Një sjellje e këtillë në atë kohë ishte një kthesë e shënuar në metodën e luftimit. Islami zbatoi mëshirën edhe në luftë.

Një sjellje e tillë humane tek shumë robër zgjoi simpati ndaj Islamit. Jeta e myslimanëve i bindi shumë të tjerë se Islami vërtet qenka diçka e re, e shquar, e mirë, që me siguri do t’u sjellë njerëzve lumturi. Kur i liruan robërit që të shkojnë në shtëpitë e tyre, ata e përhapën lajmin në tërë Arabinë për fisnikërinë dhe mëshirën e të Dërguarit të Allahut dhe për myslimanët, për vëllazërimin, barazinë, dashurinë dhe harmoninë, që zotëronte midis myslimanëve. Së shpejti shumë prej tyre e pranuan Islamin, kur e kuptuan thelbin dhe madhështinë e tij.

Në betejën e Uhudit, shokët vrapuan t’i vinin në ndihmë Muhamedit të plagosur, në momentin më të vështirë dhe i thanë t’i mallkojë fodullët, mendjemëdhenjtë, politeistët arrogantë. Ndërsa ai në vend të mallkimit u shpreh: “Nuk jam dërguar të mallkoj, por të ftoj.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: