A lejohet të mos falen sunnetet, apo të shkurtohen kur je në udhëtim?

Asnjë namaz sunnet nuk mund të shkurtohet kur je udhëtar, sepse shkurtimi  namazeve është urdhëruar vetëm për ato farz.

Sipas mendimit te dijetareve, kur jemi në udhëtim namazet farz, nga 4 rekatë falen 2 rekate, ndërsa namazet sunnet nuk falen. Por më e pëlqyeshmja në këtë teme është: nëse gjatë udhëtimit ka vështirësi dhe frikë atëherë namazet sunnet të mos falen, por nëse në udhëtim nuk ka ndonjë problem apo vështirësi attëherë namazet sunnet është më mirë të falen.

Sipas Imam Neveviut (r.a) është e pëlqyeshme të falësh namazet sunnet kur je udhëtar.

Ibn Omeri (r.a) dhe shumë të tjerë nuk i kanë falur namazet sunnet kur kanë qenë në udhëtim.

Ne Sahihun e Buhariut dhe të Muslimit, ibn Omeri (r.a) transmeton se jam gjendur në një udhëtim me të Dërguarin e Allahut (s.a.s) dhe nuk e pashë atë të falte namaze sunnet.

Por në një transmetim tjetër kalon se Profeti (s.a.s), ditën kur u çlirua Mekka ka falur dy rekat namaz duhaje. Po ashtu ka falur dhe 2 rekat sunnet para sabahut dhe keto 2 sunnete i ka falur pasi kishte lindur dielli.

Dijetarët duke krahasuar këto hadithe kanë dalë në përfundimin se falja e namazeve sunnet kur je udhëtar është e pëlqyeshme (mustehab).

Sipas Hanefive, nëse në udhëtim nuk ka ndonjë vështirësi, apo ndonjë problem tjetër, atëherë është më mirë të falen namazet sunnet. Por nëse është e kundërta, atëherë namazet sunnet mund të mos falen.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: