A i zotëron këto margaritarë?

 

  1. Istigfarin: Sa herë brenda ditës i kërkon falje Allahut? 10 herë? 20 herë? Më shumë, apo më pak? Shumë prej nesh nuk i dinë mirësitë dhe frytet e kthimit te Zoti me kërkim-falje e pendesë.
  2. Kohën e mëngjesit: Edhe kësaj kohe shumë pak njerëz ia dinë vlerën. Pak nga ne përpiqen të qëndrojnë zgjuar pas namazit, për të bërë dhikrin e mëngjesit dhe për të falë dy rekate namaz duha pas lindjes së diellit.
  3. Leximi i Kuranit: Libër në të cilin gjendet e gjithë krenaria jonë. Libër, të cilin nëse e lexojmë do të ndërmjetësojë për ne Ditën e Gjykimit. Ndaj të gjejmë një kohë brenda ditës për ta lexuar, qoftë edhe 10 minuta.
  4. Dy rekate namaz në mes të natës: Ne mund të qëndrojmë para televizorit me orë të tëra, madje edhe natën, e nuk na dhimbset koha. Ndërsa të rezervojmë disa minuta nga koha jonë për t’u falur, na duket e gjatë dhe e mundimshme.
  5. Sadakaja: Mos e nënvleftësoni kurrë lëmoshën, sado pak qoftë ajo. Lëmosha e dhënë në fshehtësi, e shuan hidhërimin e Zotit.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: