A është varfëria shenjë e pakënaqësisë së Allahut ndaj robit?

Sipas parimeve islame, lumturia është një gjendje e caktuar te njeriu, e cila nuk mund të përcaktohet në terma materiale. Ajo është në të njëjtën kohë një gjendje e brendshme shpirtërore dhe mendore.

Në vargjet e Kuranit del mjaft qartë, që pasuria dhe varfëria janë forma të ndryshme të sprovave të Allahut. Është e gabuar të mendohet, që Allahu është i kënaqur me ata që kanë dhe i pakënaqur me ata që nuk kanë. Nëse do të ishte kështu, Profeti Muhamed (a.s) duhet të kishte qenë njeriu më i pasur i botës, përderisa ishte aq pranë Allahut.

Është një provë e vërtetë për një besimtar, kur ia atribuon çdo fatmirësi apo fatkeqësi, dëshirës dhe vullnetit të Allahut. Profeti Muhamed (a.s) na ka udhëzuar se ata që kanë humbur pasurinë apo të afërmit e tyre, do të shpërblehen disa herë nga Allahu, nëse Ai do të shikojë se robi i Tij e ka pranuar humbjen, si një akt të nënshtrimit ndaj vullnetit të Allahut.

Kuptimi i Islamit është t’i nënshtrohesh vullnetit të Allahut. Kur një gjë e tillë përbën një qëndrim të vendosur, lumturia i kapërcen këto zotërime materiale dhe e mbush mendjen e shpirtin tuaj me paqe e qetësi, pavarësisht nëse jeni i pasur apo i varfër.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: