500 vjet adhurim

Shumë kohë më parë, jetonte një njeri i cili për 500 vjet me radhë kishte adhuruar Allahun (xh.sh). Ky njeri jetonte në një ishull dhe Allahu i Madhëruar kishte krijuar për të një burim uji dhe një pemë shege, që jepte fruta çdo ditë. Çdo ditë ai merrte abdes te burimi dhe shuante etjen me ujin e tij, ndërsa me shegën shuante urinë. Gjithë pjesën e mbetur të kohës ai e kalonte në adhurim, ku i kërkonte Allahut (xh.sh) që të vdiste në sexhde dhe kështu të qëndronte deri në Ditën e Gjykimit. Allahu i Madhëruar ia plotësoi këtë dëshirë.

Ditën e Gjykimit, Allahu u thotë engjëjve: “Merreni robin Tim dhe futeni në Xhenet me mëshirën Time!” Njeriu kundërshtoi duke thënë: “Unë doja që të futesha në Xhenet me veprat e mia, me adhurimin që kam bërë gjatë gjithë jetës sime.” Allahu u kërkon engjëjve që të bëjnë llogaritë e adhurimeve të tij. Kur u bë llogaria, u pa se veprat që kishte bërë për 500 vjet me radhë, nuk mjaftonin as për falënderimin e dritës së syve. Kur e kuptoi këtë, ai njeri u pendua dhe kërkoi të futej në Xhenet në sajë të mëshirës së Zotit dhe jo me anë të veprave të tij.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: