5 këshilla për fëmijë të shëndetshëm

Sipas vëzhgimeve të bëra kohët e fundit, një pjesë e mirë e fëmijëve janë mbi peshë, të fiksuar pas teknologjisë, e si e tillë privohen nga sporti, ajëri i pastër. Çfarë mund të bëhet? Ja disa këshilla

Bëhuni një shembull i mirë

Fëmijët janë shumë të prirur të imitojnë, pra ata bëjnë atë çfarë shikojnë. Nëse ju nuk hani mëngjes, edhe ata nuk do të hanë mëngjes. Të gjitha këto janë zakone të këqija të trashëguara shpesh nga prindërit. Filloni të ndryshoni zakonet tuaja, para se t’i rregulloni mënyrën e të ushqyerit fëmijës tuaj.

Kultura e të jetuarit në ajër të pastër

Fëmijët e sotëm vuajnë shumë nga mungesa e hapësirës dhe e bashkëmoshatarëve të tyre. Jo rastësisht shumë fëmijë nuk kanë miq dhe pothuajse nuk dalin fare të luajnë jashtë. Ndërsa me televizionin dhe kompjuter kalojnë tre ose katër orë në ditë. Ata hanë më shumë sesa shpenzojnë energji. Prindërit duhet ta motivojnë fëmijën për të dalë jashtë, në ajër të pastër sa më shpesh dhe duhet t’i krijojnë atij mundësinë që të luajë me bashkëmoshatarët e tij.

Sa më shumë sport

Një dietë e ekuilibruar, nuk vlen fare pa u përshtatur me lëvizje, jo vetëm si aktivetet sportiv, por edhe në formën e lojrave të thjeshta, apo të ngjisin shkallët, në vend që të përdorin ashensorin. Ky vlen si një fillim i mirë, për t’u marrë më vonë me aktivitet sportiv.

Kontrolle të rregullta

Sidomos nga mosha 0 deri në 5 vjet kontrollet e gjatësisë dhe peshës tek pediatri duhet të jenë shumë të shpeshta, ndërsa, pasi ka kaluar mosha 5 vjeçare, dy vizita vjetore janë të mjaftueshme.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: